Lajmet e fundit

Të martën në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova i ftuar është Eugen Cakolli, nga Demokracia në Veprim.
Në pjesën e intervistës kryesore do të flitet për vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që 28 komuna të shkojnë në rinumërim.
Gjithashtu, me Cakollin do të flitet edhe për dallimet dhe shpërputhjet e mëdha në vota pas rinumërimit në Prizren, por edhe në komunat tjera.
Kush kujt ia vodhi votat?
Si mund të ketë shpërputhje aq të mëdha në votat e kandidatëve?
Kush i dëmtua më së shumti nga kjo vjedhje?
A do ta prolongojë kjo procesin e certifikimit të rezultateve?
Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.