Sipas një studimi të bërë nga disa ekspertë del të jetë se edhe macet edhe qentë kanë në nivel të lartë oksitocinen duke testuar këta të fundit se kush më shumë ka lidhje apo dashuri për qeniet njerëzore.
Oksitocina njihet si hormoni i dashurisë, e që më së shumti gjendet në raportin nënë- fëmijë.
E sipas BBC, këta të fundit dolën në përfundim që qentë duan më shumë njerëzit, duke treguar një sasi më të lartë të hormonit të llojit oksitocininë prej 57.2% në krahasim me atë të maceve që kanë vetëm 12%, transmeton Klan Kosova.
Neurologu Dr. Paul Zak, i cili eshte shqyrtoi rezultatet tha se nga kjo mostër po vërtetohet edhe më shumë thënia se qentë i duan më shumë pronarët e tyre se sa macet, transmeton Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.