Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në mbledhjen e mbajtur mes dy qeverive, u kujdes që të kishte edhe disa momente humori.
E më së shumti kur foli për ministrin kosovar të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, duke i thënë ka një se ka një entuziazëm të madh për bashkëpunim me të, falë rezultateve me dy kolege nga Tirana, njofton Klankosova.tv.
“Tani shpresoj mos t’i ngelet hatri askujt, por ka një entuziazëm të madh për bashkëpunim me Liburnin, nuk e di a është rezultati i faktit që janë dy ministre me të cilat Liburni ka gjetë mënyrën si të maksimizojë rezultatin, apo është ndonjë gjë tjetër, por besoj Liburn në drekën e punës t’i do ta ndash këtë përvojë edhe me kolegët e tjerë, sepse ka shumë frustrim nga të gjithë të tjerët se pse nuk kemi edhe ne Liburnin për bashkëpunim”, u shpreh Rama.
Deklarata e Edi Ramës në mbledhjen e sotme:
https://www.youtube.com/watch?v=4aXcbbIbqis
Kështu Rama iu referua Ministres së Infrastrukturës së Shqipërisë, Belinda Balluku dhe asaj të Arsimit, Evis Kushi.
Për këtë të fundit, vet Ministri Aliu kishte deklaruar në mbledhjen e kaluar të qeverive se e ka pasur shoqe klase gjatë kohës sa gjimnazin e kishte kryer në Elbasan.
Storia e realizuar nga Klan Kosova nga mbledhja e kaluar e dy qeverive, ku Liburn Aliu tregoi se e kishte shoqe klase ministren Kushi:
https://www.youtube.com/watch?v=Gt2y22M3sKI
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.