Pyetja e fundit në darkën e gjysmëfinalisteve filloi me Drenushën duke e pyetur se kush sipas saj mendon që do të shkoj në finale.
Drenusha u shpreh se e ka menduar shumë herë këtë pjesë, transmeton klankosova.tv.
Ajo tha se ka pasur shumë dëshirë që të jenë finaliste femra, dhe fituese një femër.
“Unë kam dëshirë me fitu një femër, dëshira ime personale, për me shku në finale çka mendoj dhe dua është me shku Drenusha, Gresa, Xheneta Sara dhe Vullneti. Vullnetin pë shti në këtë kalibër për arsyen e vetme jo që se meriton por për arsye se është një ndër meshkujt që ka mbrojtë femrat”, u shpreh Drenusha.
Ndërkaq, sipas saj në realitet, në finale shkon Driloni, Gresa, Sara dhe Vullneti.
Për më shumë, ndiqni videon në vijim:
https://www.youtube.com/watch?v=TKz4lfYPurI
●●●
CDSHKRIMI NGA
Clirimtare Dukolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.