Aktori Peter Vaughan i cili ndërroi jetë në moshën 93 vjeçare, rrallë herë ka luajtur në rolet kryesore të filmave.
Por ai ka fituar një audiencë të madhe në rolet e tij në TV si dhe në filmat “Porridge” dhe “Citizen Smith”.
Së fundmi ai ka pasur një sukses shumë të madh edhe në serialin Game of Thrones në të cilin e ka luajtur rolin e Maester Aemon.
Ai ka lindur në Peter Olm më 4 prill 1923 në qytetin e vogël në Shropire, transmeton Klan Kosova.
Babai i tij ka punuar në një bankë lolake ndërsa nëna e tij ishte infermiere.
Prindërit e tij nuk kishin një martesë të lumtur dhe Vaughan kaloi adoleshencën e tij i vetmuar, një përvojë që e la atë emocionalisht të shtypur.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
NL
SHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.