Lajmet e fundit

Hendrik Johannes Cruijff, i njohur si Johan Cruyff, u lind më 25 prill 1947, ndërsa njihet si një nga futbollistët dhe trajnerët më të mëdhenj në histori.
Si lojtar ai e fitoi Topin e Artë tri herë, më 1971, 1973 dhe 1974, ndërsa njihet edhe si “babai i futbollit total”.
Në nivel klubesh, Cruyff karrierën e filloi tek Ajax, ku fitoi tetë herë titullin e ligës holandeze, Eredivise dhe tri herë Kupën e Europës. Më 1973 ai kaloi tek Barcelona, për një transfer rekord prej 922 mijë funte.
Periudha e tij tek Barça karakterizohet nga një nga golat më të veçantë në histori të futbollit, i njohur si "goli fantom".
Pas përfundimit të karrierës si lojtar ai u bë tarajner i sukesesshëm i Ajax dhe Barcelona, ndërsa më pas mbeti këshilltar me ndikim për të dy klubet.
Më 1999, Cruyff ishte në mesin e kandidatëve për Lojtarin Europian të Shekullit, por u rendit i dyti, pas Pele.
Ai po ashtu është zgjedhur në XI e shekullit të shkuar, në Ekipin e Ëndrrave të FIFA dhe ndër 100 futbollistët më të mirë të gjallë.
Cruyff, një ndër figurat më me ndikim në hisotri të futbollit, ka ndikuar shumë trajnerë pas tij, ndër të cilët mund të përmenden: Frank Rijkaard, Pep Guardiola, Michael Laudrup, Arsene Wenger dhe Eric Cantona.
Në fanellën e përfaqësueses ai ka regjistruar 48 ndeshje, në të cilat ka shënuar 33 gola. Është interesant fakti që Holanda kurrë nuk ka pësuar kur Cruyff ka shënuar. Cruyff për Holandën debutoi në barazimin e Euro 1968 ndaj Hungarisë, ndërsa u pensionua më 1977.
Mbahet mend humbja në finalen e Kupës së Botës 1974 nga Gjermania Perëndimore, në të cilin organizim ai u shpall lojtari më i mirë.