Lajmet e fundit

Diego Armando Maradona, lindi më 30 tetor të vitit 1960 në Lanus të Buenos Aires.
Maradona ishte djali i vetëm i një familje të varfër. Ishte vëllai i katër motrave.
Legjenda argjentinase e filloi karrieren në Argjentinë tek Argentina Juniors dhe më pas bëri kalimin tek Boca Juniors, aty ku tifozët e shihnin si "Zot".
Në vitin 1982 legjenda argjentinase e futbollit e vazhdoi karrieren tek Barcelona.
Ai djersiti edhe fanellat e Napolit dhe Sevilla dhe për t’u rikthyer më pas për ta mbyllur karrierën sërish tek ekipi i zemrës, Boca Juniors.
60-vjeçari shkëlqeu në arenën ndërkombëtare me Argjentinën, të cilën edhe e kishte drejtuar si selektor.
Ai ka fituar gjithçka, Kupën e Botës me Argjentinën, tre Copa Amerika, UEFA League, Serie A, Kupa e Italisë, Kampion i Argjentinës, Kupa e mbretit, Kupa e Ligës së Spanjës, dhe shumë çmime tjera.
Legjenda argjentinase e futbollit vdiq sot pas një sulmi në zemër në shtëpinë e tij në Tigre.
Ai i ishte nënshtruar një operacioni në tru para disa javësh.
Sipas mjekëve ish-futbollisti që shënoi golin e famshëm të njohur si "dora e zotit", e kishte kaluar me sukses operimin.
Por, sipas raportimit të mediave gjendja e tij kishte filluar të përkeqësohej kohëve të fundit.