Lajmet e fundit

https://www.youtube.com/watch?v=Jrd25gjyDhE
Po atë vit, suedezi nënshkroi me EMI Music Publishing përmes së cilës realizoi hitin e tij “Levels” që ia siguroi atij famën në mbarë botën.
Me këtë këngë ai kishte zënë vendin e parë në toplistat e Hungarisë, Norvegjisë, Holandës, Suedisë dhe kishte hyrë në top 10-she të toplistave në SHBA, Gjermani dhe Mbretëri të Bashkuar.
https://www.youtube.com/watch?v=_ovdm2yX4MA
Sidoqoftë, ishte viti 2013, kur kënga e tij “Wake Me Up” në bashkëpunim me Aloe Blacc kishte pushtuar secilin kontinent, duke zaptuar pozitën e parë në mbi 30 vende të botës.
Pas këtij hiti ndërkombëtar, ai mori nota pozitive edhe për këngët si “Hey Brother” , “Addicted to You” , “The Night”, “Waiting for Love” dhe “Without You”.
https://www.youtube.com/watch?v=IcrbM1l_BoI
Kënga e fundit single që ai e publikoi erdhi në gusht të vitit të kaluar – e që ishte një bashkëpunim me këngëtaren me origjinë kosovare, Rita Ora.
Gjatë jetës së tij ai realizoi dy albume dhe zhvilloi dy turne. Ishte po ashtu i nominuar dy herë për çmimin prestigjioz amerikan Grammy.
https://www.youtube.com/watch?v=vQ3XgMKAgxc
Lajm i befasishëm kishte qenë ai i 2016-tës, kur Avicii kishte njoftuar se po tërhiqej nga turnetë në moshën 26 vjeçare.
Dy vjet më vonë, bota e muzikës merr një lajm tjetër goditës për të - për shuarjen e një prej artistëve që e familjarizoi më së shumti publikun e gjerë me muzikën elektronike.