Lajmet e fundit

Banorët e fshatit Bibaj në Ferizaj, kanë mbetur pa qasje në rrugën kryesore.
Një nxënës është ankuar se për shkak të mungesës së një nënkalimi apo mbikalimi, lëvizja e tyre si të mitur po bëhet më e rrezikshme, transmeton Klankosova.tv.
Motra e të njëjtit, Erza, për emisionin “Fol me Arin”, thotë se faji është sa i qeverisjes lokale, aq edhe i asaj qendrore.
“Kjo është shkaku i nivelit lokal dhe nivelit qendror që nuk kanë lënë qasje, mbikalim ose nënkalim, për nxënësit dhe banorët e fshatit Bibaj”, tha ajo për Klan Kosova.
E njëjta i bëri thirrja si komunës, ashtu edhe pushtetit qendror që të gjejnë zgjidhje për këtë shqetësim të banorëve.