Lajmet e fundit

Edhe pse adoleshentët nuk duhet të konsumojnë assesi alkoolin, shumica prej tyre e bëjnë këtë gjë pa asnjë problem.
Ndërkohë sipas një studimi në SHBA, kohëve të fundit u hulumtua për një grup të madh të 12 deri 24 vjeçarëve, për të vërtetuar procesin e konsumimit të pijeve alkoolike qysh nga hera e parë, njofton Klan Kosova.
Në këto raste nuk u morën parasysh vetëm një gllënjkë apo dy, megjithatë rezultatet tregonin se vajzat fillonin më herët se sa meshkujt, për të konsumuar alkoolin.
Në fakt vajzat 14 deri 15 vjeçare kishin rreth 25% më shumë gjasa për të pirë se sa djemtë të moshës së tyre.
Kjo ishte për t’u befasuar, studimet tjera kanë treguar se burrat e rritur pinin më shumë dhe më shpesh se sa gratë.
Ky studim është analizuar me të dhëna nga 400 mijë të rinj, të cilët kishin marr pjesë në Anketa Kombëtare të Shëndetit për përdorimin e drogës.
Anketa në fjalë mbledh të dhëna nga 70 mijë amerikanë për çdo vit.