Lajmet e fundit

Trajneri aktual i Southamptonit Ronald Koeman ka thënë se do dëshironte të ishte pasardhës i Luis Enriques në postin e trajnerit të Barcelonës.
Drejtuesve të Barcelonës nuk do t’i duhet shumë kohë që ta gjej pasardhësin Luis Enriqeus.
Nëse ky i fundit vendos të mos e vazhdojë qëndrimin në klub, gjiganti katalan e ka gati trajnerin e ri.
Gjithashtu thuhet se Koeman ka refuzuar ofertën e Evertonit në mënyrë që të pres nëse mund t’i ofrohet posti në Camp Nou.
Ish ylli i Holandës e ka drejtuar me sukses këtë sezon skuadrën e Southamptonit në Premierligë. /Albeu.com/