Michael Waltz, i cili sipas raporteve të mediave amerikane ka lënë postin e tij, ishte Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Donald Trump-it. Ai ishte një nga emërimet e para të Trump-it pas rizgjedhjes së tij president.
Para se të merrte rolin në Shtëpinë e Bardhë, Waltz ishte kongresist nga distrikti i gjashtë i Floridës nga viti 2019 deri në janar, kur dha dorëheqjen për të marrë postin e ri me Trump-in, transmeton klankosova.tv.
Në Kongres, ai shërbeu në komitetet e Inteligjencës, Shërbimeve të Armatosura dhe Çështjeve të Jashtme.
Më parë, Waltz ka qenë oficer në Ushtrinë e SHBA-ve dhe Gardën Kombëtare, duke u tërhequr pas 27 vitesh shërbimi me gradën kolonel.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.