Bujë të madhe ka bërë transferimi i Dominik Szoboszlai në Liverpool, emri i të cilit është përmendur shumë tek mediumet e njohura botërore.
Por, kush është ky futbollist dhe cilat janë veçantitë e tij?
Szoboszlai është hungarez, 22-vjeçar dhe luan si mesfushor sulmues, por mund të luajë edhe në dy anët tjera të mesfushës.
187 centimetra është gjatësia e tij, ndërsa sa i përket vlerës reale në treg, ajo është 50 milionë euro.
Karrierën e ka nisur në skuadrat hungareze Videoton, Fonix, MTK, pastaj në Austri te AKA Salzburg, Liefering, ndërsa në vitin 2018 kaloi në ekipin e parë të Salzburgut.
Në vitin 2021, nga aty kaloi në Gjermani tek Leipzigu për ta marrë më pas Liverpooli.
Mesfushori pati një sezon të mirë me RB Leipzig duke shënuar 10 gola dhe duke bërë 12 asistime.
Ai është edhe pjesë e kombëtares së Hungarisë. /Klankosova.tv
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek bundesliga dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.