Katy Perry është shprehur shumë e lumtur për familjen e saj.
Ajo thotë se lindja e vajzës së saj e ka ndihmuar atë të kuptojë dashurinë e pakushtëzuar në një mënyrë që nuk e priste – dhe se fejesa e saj me Orlando Bloom ka ndihmuar në shërimin e zemrës së saj.
Ylli 36 vjeçar, u bë nënë për herë të parë vitin e kaluar, me ardhjen në jetë të vajzës së saj, Daisy Dove.
"Kur keni një fëmijë, keni dikë që ju shikon dhe nuk di asgjë për ju, nuk di asgjë për llogarinë tuaj bankare, nuk di asgjë dhe thjesht ju do’’, ka thënë ajo.
Ajo thotë se dashuria që e merr nga vajza e saj, është e pakrahasueshme me çdo gjë tjetër.
"Dashuri e pakushtezuar. Thjesht ... gjithçka që mendoj se po kërkoja’’, ka shtuar më tutje Perry.
Ajo vazhdoi të shpjegonte se fejesa me Orlandon, -pas martesës me Russel Brand, ka ndikuar pozitivisht në jetën e saj.
"Unë kisha dëgjuar për dashurinë e pakushtëzuar, por tani vërtet po e përjetoj atë. Ka një tërësi që ka ndodhur. ”, ka thënë ylli i muzikës.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.