Britney Spears theu heshtjen e saj në fillim të kësaj javë në lidhje me dokumentarin “Framing Britney Spears” dhe burimet tani po e diskutojnë se kush në fakt e shkroi atë post.
Shumë fansa të saj, dhe madje edhe disa njerëz të famshëm, nuk besojnë se ishte në të vërtetë këngëtarja ajo që e bëri postimin dhe shumica mendojnë se prapa kësaj pune qëndron ekipi i saj.
Një i famshëm madje thotë se komenti i saj mbi postimin në fjalë ishte fshirë pasi ajo e vuri në pikëpyetje nëse e kishte shkruar vërtetë ajo.
“Unë nuk e shikova dokumentarin, por nga ajo pak që pash prej tij, isha e turpëruar nga vëmendja që e vendosin mbi mua... kam qarë për dy javë dhe epo... ende qaj ndonjëherë!!!”, thuhej në postimin e Britney.
Epo pra, kush e bëri atë postim?
Fansat po ndiqnin menaxheren e mediave sociale të këngëtares, Cassie Petrey, duke supozuar se ishte ajo që e bëri postimin. Ndërkaq, disa burime i thanë TMZ-së se ajo në fakt as nuk dinte për postimin në fjalë derisa u publikua.
Ky burim thotë se vet Britney ishte padyshim ajo që e shkroi postimin dhe se ishte ideja e saj që ta vendoste në Instagram.
“Na është thënë se Britney ndihet vërtetë shumë e turpëruar nga dokumentari, gjë që ia ka bërë të ditur më të afërmve të saj”, shkruan TMZ, transmeton Klan Kosova.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.