Në sytë e ligjit, kur bëhet fjalë për divorcin, kafshët shtëpiake konsiderohen si pronë.
Mirëpo, së fundmi për të marrë kujdestarinë e qenit, maces ose edhe papagallit janë bërë ndërmjetësime të veçanta në mënyrë që t’i shmangen mosmarrëveshjeve në sallën e gjyqit.
Alaska, Kalifornia dhe Illinois janë ndër shtetet që kanë miratuar ligje të cilat thonë se duhet merren në konsideratë interesant më të mira për kafshët shtëpiake, pothuajse i njëjti proces që ndodh me fëmijët.
Edhe New York-u është në pritje të një ligji të tillë, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv.
Senatori James Skoufis ka thënë se edhe kafshët duhet të trajtohen tamam si pjesë e familjes.
"Macja dhe qeni i dikujt janë pjesë e familjes së tij dhe nuk duhet të trajtohet si objekte”, shtoi Skoufis.
Personat që mbajnë kafshë shtëpiake mendojnë se duhet të ketë më shumë ligje që adresojnë interesat e kafshëve shtëpiake.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.