Ben Affleck ka dhënë dorëheqje nga filmbërja e pjesës së re të Batman.
Ai sërish do të jetë producent i filmit dhe do ta ketë rolin kryesor, mirëpo siç ka thënë përmes një deklarate ai dhe kompania Warner Bros janë në kërkim të një regjisori të ri.
“Është e qartë që un nuk mund t’i bëj të dyja punët në nivelin që kërkohet. Ky film ka personazhe të cilat kanë vend të veçantë në zemrat e miliona njerëzve. Performimi i rolit të Batman’it kërkon fokusim, pasion dhe padyshim, performancën më të mirë që mund ta jap”, ka thënë ai, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Aktori Affleck e kishte bërë debutimin e tij si superheroi i Warner Bros gjatë verës së kaluar në Batman v Superman: Daën of Justice, performancë për të cilën ka marrë një mori kritikash nga më të ndryshmet.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.