Përballja e parë e zhvilluar në "Signal Iduna Park", nuk prodhoi fitues.
Lille dhe Borussia Dortmund ndeshën sërish sonte, kësaj radhe në Francë, për ta përfunduar aktin e dytë mes vete, prej ku edhe sigurohet bileta për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Në këtë fazë, fituesin e duelit të sotëm e pret Barcelona, njofton Klankosova.tv.
Për dallim nga asi dardan, Edon Zhegrova, që ende s'po mund ta ndihmojë skuadrën e tij, "dhëndrri" nga Dormundi vazhdimisht po luan, sikur që bëri edhe në ballafaqimin e parë, që u mbyll 1-1.
Karim Adeyemi zhvilloi 90 minuta edhe në takim me francezët javën e kaluar, sikurse edhe në ndeshjen kampionale të vikendit, ku BVB humbi 0-1 nga Augsburg.
Lille - Dortmund është sfida e parë e mbrëmjes së sotme, e cila fillon në orën 18:45 dhe transmetohet drejtpërdrejt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare,
ArtMotion!
[caption id="attachment_2525822" align="alignnone" width="2000"]

Liga e Kampionëve transmetohet ekskluzivisht në ArtMotion![/caption]
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.