Shumë shpejtë do të nisë edicioni më i ri i Big Brother VIP Kosova.
E lidhur me këtë në panelin e mysafirëve të Kosova Today, është diskutuar për konkurrentët e mundshëm që do të jenë pjesë e këtij formati, njofton Klankosova.tv.
Por, gazetari Shpat Krasniqi, u shpreh se ai ka informacione se kush nuk do të jetë pjesë e BBVK3.
“Kam mësuar se kush nuk është pjesë e edicionit t ë tretë të Big Brother VIP Kosova, është këngëtarja Eli Bejti, ku bisedova me të dhe më tha që mund të tregoj se ajo nuk është pjesë e këtij edicioni”, tha Krasniqi.
Për më shumë detaje, mund të ndiqni videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=LFJ4Rb6sWNw
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip 1 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.