Nesër, më 22 shtator, pritet të nisë dëshminë në Hagë, dëshmitari i tretë me radhë, një britanik i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Kështu ka bërë të ditur gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku, e cila përcolli nga afër dëshminë e James Rubin dhe Paul Williams, transmeton Klankosova.tv.
Ndryshe seanca në gjykatoren e Gjykatës Speciale nis nga ora 09:00.
Mbrojtja e Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së ka thirrur gjithsej 11 dëshmitarë përpara Dhomave të Specializuara në Hagë, të cilët do të paraqiten gjatë javëve në vijim.
https://www.youtube.com/watch?v=JQu8HTC6pm0&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.