Vdekja e legjendës Prince, është një pikun e hetimeve dhe deri më tani autoritetet amerikane kanë në shënjestër dy mjekë, raporton TMZ, transmeton Klan Kosova.
Burimet të brendshme të kësaj reviste thonë se nën hetime është doktori Michael Schulenberg dhe specialisti i adiksioneve, Howard Kornfeld. Këta të fundit po hetohen nga policia për të zbuluar nëse përshkrimet e ilaçeve që i kishin dhënë Prince, e tejkalojnë sasinë legale.
Tri agjenci amerikane po merren me këtë hetim të thellë, FBI, DEA dhe Carver County District Attorney's Office,
Pak ditë më parë, TMZ kishte raportuar se Prince ishte në rrezik për vdekje edhe 6-të ditë para se përfundimisht të ndërronte jetë.
Ndërsa, po ashtu ishte raportuar se Schulenberg ishte ndodhur në shtëpinë e Prince në natën që ai kishte vdekur në shtëpinë e tij në Pisley Park.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.