Lajmet e fundit
Ylli i ri spanjoll është njeriu që sipas të gjitha gjasave do ta mbajë të veshur fanellën me numrin 7, që deri këtë verë e ka veshur golashënuesi më i mirë në histori të skuadrës

Marco Asensio do të jetë njeriu që do ta veshë fanellën me numrin "7", të cilin deri para kalimit tek Juventus në Real Madrid e ka veshur Cristiano Ronaldo.
Talenti 22-vjeçar është një nga talentet më premtues tek skuadra nga Santiago Bernabeu, por edicionin e shkuar ai nuk ka qenë gjithmonë titullar, për shkak të konkurrencës.
Por ai shihet si njeriu mbi të cilin mund të ndërtohet projekti i të ardhmes të Real Madrid, për të cilin edhe vet Ronaldo pati thënë se është e ardhmja e skuadrës spanjolle.
Megjithatë, akoma asgjë nuk është vendosur dhe mediat vazhdojnë të spekulojnë se numrin "7" mund ta veshë edhe Eden Hazard, nëse transferohet në Madrid këtë verë.