Lajmet e fundit

FIFA është afër për të shpallur fituesin e Topit të Artë për vitin 2015. Ceremonia e ndarjes së këtij çmimi do të mbahet këtë të hënë.
E në këtë garë janë Lionel Messi, Neymar dhe Cristiano Ronaldo.
Performancat e argjentinasit kanë bërë që ai në duart e veta ta ketë katër herë deri tash këtë trofe, kurse portugezi Ronaldo ka tre sosh.
Por asnjë nuk e ka Neymar i cili sivjet ka shkëlqyer nën fanellën e Barcelonës.
Ai është po ashtu pretendent serioz për ta fituar çmimin e madh.
E për këtë do të vendosin, trajnerët e futbollit, kapitenët si dhe gazetarët sportiv, transmeton Klan Kosova.