Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se nga nesër çmimi maksimal në treg për një litër benzinë, nuk mund të jetë më i lartë se 1.54 euro, derisa për benzinë 1.36.
"Sipas të dhënave të importit të sotëm, çmimi për litër i derivateve është në rënie. Importi sot është bërë me këto çmime:
Nafta: 1.40 €/l
Benzina: 1.22 €/l", deklaroi ajo transmeton Klankosova.tv.
Tutje, ajo u thotë qytetarëve që çdo parregullsi në tregun e derivateve ta raportojnë në numrin pa pagesë: 0800 11000.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.