Një nga temat e rëndësishme që u diskutua sonte në Rubikon me ministren e Tregtisë njëherësh kryetaren e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ishte edhe çështje e zgjedhjes së Presidentit/es.
Ajo në Klan Kosova, foli në veçanti për kandidaturën e presidentes aktuale Vjosa Osmani, punën e së cilës e vlerësoi lart.
Kusari-Lila u shpreh se Osmani e ka mbajtur lartë profilin e Republikës së Kosovës.
"Unë kësaj radhe nuk kam votë në Kuvend, por mendoj që Vjosa Osmani-Sadriu ka bërë një punë shumë të mirë si presidente e Republikës edhe në proceset brenda vendit edhe jashtë vendit", deklaroi Kusari-Lila në Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=-RYdEcAYi30
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.