Lajmet e fundit
Pas kompletimit të transferimit të tij nga Monaco, 22 vjeçari është i bindur se do të mund të jetë startues.

Layvin Kurzawa është i bindur se ai mund t’ia zë vendin Maxwellit dhe të bëhet zgjedhja e parë e Lauren Blanc për krahun e majtë.
22 vjeçari ësthtë i bindur se Parc des Princes është vendi i duhur për t’u zhvilluar.
“Do të jap më të mirën nga vetja”.
“E di që konkurrenca do të jetë e fortë. Unë duhet të jem më i miri, të tregoj respekt për Maxuellin dhe të punoj shumë”.
“S’kam menduar për zgjedhje tjetër. Gjithmonë kam dashur PSG-në. Është ëndërr e kthyer në realitet të qenit këtu”.