Për nder të ditës Botërore të Teatrit, ministri i Kulturës Kujtim Gashi i ka ndarë çmimin për vepër jetësore, aktores, Myrvete Kurtishit.
Gashi ka ndarë edhe çmimin për shfaqjen më të mirë e i cili kësaj radhe ka shkuar për Teatrin e Prizrenit ''Bekim Fehmiu''me shfaqjen ''Armiku i Popullit'' të regjisorit Fatos Berisha, ndërsa çmimi për regjisorin më të mirë për shfaqjen ''Ata që ikin'', i është ndarë Kushtrim Bekteshit, njofton Klan Kosova.
Fituesja e çmimit për veprën jetësore, aktorja Myrvete Kurtishi tha se asnjëherë në jetë nuk ka pasur emocione më shumë se sa në këtë ceremoni, që sipas saj çmimin e sapo fituar e ka pritur qe 40 vjet.
Kronikë e zgjeruar nga gazetarja Mejreme Gashi.
https://youtu.be/-sOisxX9iJs
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.