Kryeministri Albin Kurti, i njohur për qëndrimet e tij ofenduese ndaj opozitës ka shtuar tani Prokurorinë e Shtetit në listën e sulmeve të tij.
Ai e akuzoi atë si të kapur dhe të kontrolluar nga Këshilli Prokurorial, duke thënë se shumë prokurorë të mirë mbeten të frenuar dhe të parëndësishëm, transmeton klankosova.tv.
''Me keqardhje më duhet ta them se prokuroria e shtetit tonë është e kapur, aty në prokurori ka prokurorë të mirë, por Këshilli Prokurorial nuk i lë ata të ngjiten lartë, nuk iu jep lëndë të rëndësishme dhe ua bartë lëndët e dështuara''.
''Kur e shikoni Prokurorinë e Shtetit, hierarkia e saj, struktura vertikale është edhe më rigoroze sesa e ushtrisë, kjo do të thotë se ata kanë shumë frikë''.
Por, në një fjalim të tij, Kurti foli sikur të mos ishte në pushtet deri tash, pasi pret se pas fitores së partisë së tij, do të krijohej një prokurori e re, transmeton klankosova.tv.
''Mirëpo, pas 9 shkurtit kur ne fitojmë me mbi 500 mijë vota, rendi i vjen një prokurorie të re, një prokurorie patriotike e profesionale''.
''Ju e keni parë që krerët e prokurorisë nuk po na mbështetin në luftim të krimit të organizuar dhe po ashtu po na pengojnë në luftimin e strukturave të Serbisë, kjo prokurori si mos me qenë e Kosovës, për këso prokurorie Kosova nuk ka nevojë, kjo prokurori ka nevojë për një prokurori të re të Kosovës, që vjen pra pas fitores sonë të re, për mandatin tonë të ri qeverisës në Republikën e Kosovës''.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.