Kryeministri i vendit, Albin Kurti është takuar me ministrin për Punë të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul, në margjina të Konferencës së Sigurisë në Munih.
Siç njoftoi Kryeministria, Kurti, diskutoi rreth marrëdhënieve bilaterale, çështjeve të sigurisë dhe mbrojtjes, zgjerimin e BE-së dhe Procesin e Berlinit, transmeton Klankosova.tv.
Kurti thuhet po ashtu se shprehu mirënjohjen për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës.
“Ky ishte takimi i dytë bilateral i mbajtur mes tyre në muajt e fundit, pas vizitës së ministrit Wadephul nëntorin e kaluar në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.