Kërkesa e partive opozitare që kryeministri Albin Kurti të raportojë në Kuvendin e Kosovës, pas kidnapimit të tre zyrtarëve kufitarë nga forcat serbe, tashmë është plotësuar.
Shefi i qeverisë do të paraqitet në Kuvendin e Kosovës, në seancën plenare, ku do të raportojë për gjendjen në veri dhe për rrëmbimin e policëve kosovarë nga autoritetet e Serbisë.
Kryeparlamentari, Glauk Konjufca bëri të ditur se Kurti do të jetë i pranishëm në parlament, duke filluar nga ora 17:30, pas zhvillimeve të fundit politike në Kosovë e rajon.
“Kryeministri e ka dhënë njoftimin që do paraqitet në ora 17:30 për diskutimin që u kërkua”, tha Konjufca./EO
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.