Lajmet e fundit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të presë në takim pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës.
Burimet e Klankosova.tv brenda policisë bëjnë me dije se takimi pritet të mbahet në orën 16:00.
Gjatë këtij takimi pritet të diskutohen kërkesat e tyre pas protestës.
Pjestarët e NJSI-së, protestuan më 1 nëntor para ndërtesës së Qeverisë, njofton Klankosova.tv
Ata kërkuan ndryshim të kategorizimit të vendeve të punës dhe shtesa më të mëdha të rrezikshmërisë.
Njësia më elitare e policisë pati paralajmëruar edhe një protestë më 7 nëntor, por e cila u pezullua pasi Kurti, pati premtuar për t’i pritur në takim.