Lajmet e fundit

Analisti Armend Demaku ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Sipas tij, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje asnjëherë nuk i ka fituar zgjedhjet me program, duke theksuar se ai po e fyen inteligjencën e qytetarëve të Republikës së Kosovës.
"Programi i vetëm i zotit Kurti, ka qenë të fyejë, të akuzohet dhe viktimizohet. Sot është duke e fyer inteligjencën e qytetarit të rëndomtë të Republikës së Kosovës, duke xhiruar seriale turke. Shkon i takon disa njerëz të moshuar, e prek sentimentin qytetar. Shkon ua puth dorën, i merr afër vetës", deklaroi ai në Klan Kosova.
Demaku po ashtu tha se që gjashtë vjet, Kurti nuk ka punuar asgjë.