Kryeministri Albin Kurti rikujtoi tragjedinë e 28 viteve më parë kur Bacë Sheremet Sejdiu gjeti katër djemtë e tij të vrarë në shtëpi pas masakrës së forcave serbe në Likoshan dhe Qirez.
Kurti theksoi se dokumentimi i krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit të kryer nga Serbia është përgjegjësi shtetërore dhe garanci që e vërteta të mos zbehet me kalimin e viteve.
“Dëshmia e tij tashmë është regjistruar zyrtarisht nga Instituti për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë (IKKL). Ajo është pjesë e arkivit shtetëror, e historisë sonë kolektive dhe e së vërtetës që i takon Republikës”, shkroi Kurti.
Ai riafirmoi zotimin institucional të Republikës së Kosovës për të mos harruar dhe për të ndjekur drejtësinë për viktimat e Likoshanit dhe Qirezit, duke e konsideruar këtë parakusht për paqen e qëndrueshme. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.