Kryeministri Albin Kurti, në një konferencë për media në ditën e fundit të afatit për zgjedhjen e presidentit, u pyet nëse kishte kontaktuar me liderët opozitarë para se të propozonte Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën kandidate për të parën e shtetit.
Sipas tij, ai dhe partia e tij janë në vazhdimësi në kontakt me partitë opozitare, por shtoi se nuk e dinin se kur është afati i fundit për të propozuar kandidatët andaj, sipas tij, duhej të vepronin sa më shpejt.
“Ne jemi vazhdimisht në komunikim me partitë opozitare, problemi është se nuk marrim përgjigje. Ne nuk e kishim të qartë saktësisht se cila ditë ishte afati i fundit, sepse nuk janë të gjithë juristët dhe qytetarët të të njëjtit mendimi se ora 24 sonte është afati i fundi e nuk ka qenë mbrëmë. Nuk e dimë. Shumica dërmuese mendojnë se kemi edhe sonte, por jo që të gjithë, andaj duhej që sa më shpejt të vepronim, por e di se rreth orës 21:00 i kam shkruar kryetarit të PDK-së, dhe atij të LDK-së, por nuk kam marrë përgjigje", tha Kurti.
Sipas tij, liderët e partive opozitare nuk kanë pasur kurrë interesim për të komunikuar me të. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.