Lajmet e fundit

Pas takimit kryetari Ahmeti duke falënderuar kryeministrin dhe ministrat për vizitën dhe bashkëpunim me Komunën, shprehu rëndësinë e këtij takimi në aspekt të koordinimit me nivelin qendror dhe kërkoi edhe njëherë nga qytetarët për të vazhduar me respektim të masave që i shërbejnë parandalimit të përhapjes së virusit Covid-19.
Ndërkaq kryeministri Kurti bëri të ditur se në vazhdën e takimeve me kryetarët e komunave të Kosovës, sot vizitoi Komunën e Lipjanit, për të parë nga afër situatën në këtë komunën.
Ai gjithashtu e përgëzoi kryetarin Imri Ahmeti për punën e bërë dhe bëri apel tek të gjithë për të shtuar disiplinën në ditët dhe javët në vijim të këtij muaji vendimtar, për ta tejkaluar këtë krizë shëndetësore me sa më pak pasoja dhe sa më shpejt.
klankosova.tv