Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur se këtë të mërkurë kemi tejkaluar administrimin e 1.6 milion vaksinave kundër COVID-19, ku me një dozë janë vaksinuar 64 përqind e popullatës mbi moshën 16 vjeçare ndërsa me dy doza janë vaksinuar mbi 56 pëqind.
Kurti nëpërmjet një videomesazhi ka apeluar tek qytetarët që të vaksinohen kështu duke mbrojtur vetën dhe njëri-tjetrin, njofton Klanklosova.tv.
Gjendjen në Kosovë me pandeminë, Kurti e cilëson si më të mirën në rajon dhe Evropë teksa foli edhe për rënien e rasteve të reja javëve të fundit.
“Në 30 ditët e fundit, gjithsej, kemi numër një shifror të vdekjeve, ndërsa dy javët e fundit ka rënë me dy të tretat numri i infeksioneve. Por, asgjë nuk ka përfunduar. Në veçanti tani kur kemi dy variante në qarkullim: varianti Delta që është akoma dominues dhe varianti Delta Plus, i cili në bazë të të dhënave të deritashme përhapet edhe më shpejt. Prandaj duhet të përgatitemi më mirë që të parandalojmë një vale të re të këtij varianti super shpërndarës”.
“Ata që kanë ende dyshime, ju bëj apel që për hir të shëndetit personal, të familjes dhe shoqërisë, t’i kapërcejnë paragjykimet për vaksinat”, tha Kurti.
Mes tjerash kryeministri iu ka bërë thirrje të posaçme prindërve dhe mësimdhënësve që t’i inkurajojnë sidomos të rinjtë që të vaksinohen.
Më poshtë e gjeni apelin e plotë të Kurtit:
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.