Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një raport të Bankës Botërore ku shihet se Kosova është renditur e para në rajon për paketën më të madhe fiskale për të ndihmuar qytetarët të përballen me rritjen e kostove të ushqimit dhe energjisë në vitin 2022.
“Një raport i Bankës Botërore tregon se Kosova kishte pakon më të madhe fiskale në rajon (si përqindje e PBB-së) për t’ju ndihmuar qytetarëve të përballojnë çmimet në ngritje të ushqimit dhe energjisë më 2022", ka shkruar Kurti në Twitter.
Qeverinë e tij, Kurti e përshkroi si të "përkushtuar ndaj përmirësimit të mirëqenies së të gjithëve", ndërsa tha se ndihet i lumtur "që puna jonë po njihet nga organizatat kryesore ndërkombëtare”.
Kosova, sipas këtij raporti, shihet se ka pasur një total prek 4.3 për qind të PBB-së (Prodhimi i Brendshëm Bruto).
Pas saj është renditur Kroacia me 4.2 për qind, e treta Bosnja me 3.7, pasuar nga Bullgaria me 3.0 për qind, Maqedonia e Veriut e katërta me 2.8, Shqipëria me 1.9 si dhe Mali i Zi me 1.2 për qind të GDP-së. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.