Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mbrëmë ishte tek Teatri Kombëtar për të parë shfaqjen "La Rrem".
Kurti pas shfaqjes lavëdroi aktorët, njofton Klan Kosova.
"Nga Kryeministria duhet ta përshkoj Sheshin që të mbërrij te Teatri. Këtë e bëra mbrëmë: ngjita shkallët e Teatrit Kombëtar për të mos u ngjitur në skenë por për të parë aty shfaqjen energjike “La Rrem”. Muharrem Qena është zëri dhe figura e këngës së një brezi iluminist dhe pasionant. Dashuritë me dhimbjet e saj, miqtë e tij dhe politika mbi të, jepen nga një ansambël aktorësh që zotërojnë skenën e tyre dhe syrin e shikuesve. Kushtrim Koliqi, Arian Krasniqi dhe Ernest Malazogu na e përkujtojnë bukur dhe ashpër artistin e paharrueshëm Muharrem Qena. Gjithsesi ia vlen", është shprehur Kurti.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.