Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka prezantuar sot programin e tij qeverisës para deputetëve në një seancë të jashtëzakonshme të thirrur në Kuvend.
Ai ka thënë se deri në fund të këtij muaji, do të sigurohen edhe 142 mijë e 530 vaksina të reja anti COVID-19, njofton Klan Kosova
“Kemi punuar që marrim sa më shumë vaksina dhe të përgatisim administrimin e tyre. Kur erdhëm ne nuk gjetëm asnjë vaksinë e asnjë kontratë për sigurimin e tyre. Në këto 55 ditë kemi arritur të sigurojmë 74 mijë e 100 vaksina e derisa në fund të këtij muaji do të kemi edhe 142 mijë e 530 vaksina të reja që gjithsej arrijnë në 216 mijë 630 vaksina".
"Me këto dhe me pritjet që kemi për muajin qershor, jemi në rrugë të mirë për të garantuar imunizimin e 60% të popullsisë në grup moshën e atyre që duhet vaksinuar deri në fundin e vitit 2021”.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.