Lajmet e fundit

Opinionisti Adrian Zeqiri ka thënë që Albin Kurti ka treguar përralla kur “ka thënë që Kosova nuk ka nevojë për mbështetjen amerikane”.
Zeqiri tha se Kurti i ka bërë dëm të madh Kosovës me nonshalancën karshi Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partnerëve ndërkombëtarë.
“Mendoj se ajo nonshalanca me të cilën z. Kurti iu ka qasë raporteve me ShBA dhe me partnerët ndërkombëtarë është duke i shkaktu dëme të mëdha Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Zeqiri në Maratonën Zgjedhore të Klan Kosovës.
“Profili i tij politik është që e ka gjetë një narracion, një lloj tregimi, një lloj përralle të cilën e tregon me fjalë shumë të thjeshta, mirëpo që në dukje duket që ka rezonancë…”
“Është si një lloj përralle, të thuash që Kosova nuk ka nevojë për mbështetje amerikane, ose ne mundemi me i thanë jo mbështetjes amerikane e kështu me rrallë, është realisht përrallë duke marrë parasysh rrugëtimin politik të popullit shqiptar dhe të Republikës së Kosovës me krejt mundin dhe me krejt mbështetjen që ende ekziston”.