08.03.2020 · përditësuar para 2312 dite2 min lexim
Me rastin e festës së 8 Marsit, Kryeministri i vendit Albin Kurti ka marrë pjesë në dy marshe në Prishtinë si dhe në organizimin "Himn për Gruan".
I ftuar ta lexojë një poezi, Kurti i ka përzgjedh dy: nga Luljeta Lleshanaku dhe Mimoza Ahmeti, transmeton Klan Kosova.
NJERIU PA TOKËUnë jam njeri pa tokë,gjithçka që kamështë e shkruar pjerrtas në fytyrënjë "fragile" mbi pakot e transportit midis festave.Kurse gjyshi im merrte e jepte me pronën e tijsi bisha me grackënpa përfshirë një të tretë në sfidë.Ishte duel xhentëlmenëshLojë pa hile, pa befasi, me raunde të rregullta armëpushimi midise pa plagë të vogla; ajo të merr të gjithin.Hapat e tij ishin të mëdhenj. Shikimi një bimë mishëngrënësenjë zonë e pastër nga insektet dhe dyshimet.E kur toka që e para që e laai pa tradhtinë e ndodhur ndërkohë pas shpinës së tij:se si mani hidhte hije mbi oborrin e fqinjitsi e shoqja kishte hequr një çorape mllefi para se të vdistedhe djemtë po i plakeshin pa u martuar.Im gjysh nuk ndërtoi një kullë. Zgjodhi gjuhën horizontalepër të folur me zotin: bleu tokë pafund. Bleu vazhdimësidhe gjithsesi blasfemoikur i ishte thënë qartë:"ti nuk ke fuqi për të menduar (të mendosh) të nesërmen!" Unë jam ndryshe; jam njeri pa tokëdhe asgjë nuk ndodh pas shpinës sime.unë jam gjithmonë në kohën e duhur -gazeta e lagur e ditësqë i ngjitet të parit kamion që shkon rrugës.ËSHTË ÇUDI KUR JE FEMËRMua tani më vjen për të qarë.Më duket sikur shkarkesa yjesh më janë grumbulluar te sytë.Dot nuk duroj,ndërsa çengelat e nervave nderas tërhiqenkundrejt njëri-tjetrit.Kangur me foshnjën në xhepduket figura ime së largukëtu në bregdet.Më vjen për të qarë.Jam bërë barrë.Me siguri molusqet e buta tanilëvizin kapakët e fortë brenda ujitdhe kandilet e kuqkushedi ç‘udhëtim te mahnitshëmkanë marrëËshtë çudi kur je femër…E keni parë natyrën kur tmerrohet, fryne shkatërron!Kur si përbindësh shkrifëron gërmadhate mohimit…Pastaj, kur pastaj, e lehtë dhe e trandur,me sytë e mëdhenj plot hijepret një vazhdim, një lindje fëmijebuzë detit ku i vjen për te qarë, për të qarë,ngaqë se si është, është me barrë.Në ato orë të ditës kur molusqet e butahapin kapakët e fortë brenda ujitdhe kandilet e kuqkushedi ç‘udhëtim të mahnitshëm kanë marrë…
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.