Lajmet e fundit

"Më pas, në një takim të përbashkët pritën ambasadorin e Austrisë, z. Christoph Weidinger, shefin e zyrës diplomatike të Belgjikës, z. Jean-Louis Servais, ambasadoren e Finlandës, znj. Pia Stjernvall, ambasadoren e Holandës, znj. Garrie Willems, ambasadorin e Norvegjisë, z. Jens Erik Grøndah dhe ambasadorin e Zvicrës, z. Jean-Hubert Lebet".
"Në fund, Kryeministri në detyrë, Kurti dhe ministri në detyrë i Ministrisë së Financave dhe Transfereve, Bislimi pritën edhe ambasadorin e Bullgarisë, Hristo Gudjev, ambasadoren e Kroacisë, Danijela Barišić, ambasadorin e Republikës Çeke, Pavel Bílek dhe ambasadorin e Turqisë, Çağrı Şakar"- njofton Qeveria e Kosovës përcjell Klan Kosova.
Ambasadorët dhanë vlerësimet e tyre pozitive për punën e Qeverisë dhe institucioneve të Republikës së Kosovës në ballafaqimin me pandeminë COVID 19, dhe në të njëjtën kohë shprehën gatishmërinë dhe vullnetin për ta ndihmuar Republikën e Kosovës në çfarëdo forme.
Kryeministri në detyrë, Kurti shprehu falënderimet dhe mirënjohjen për ndihmën e vazhdueshme që komuniteti ndërkombëtarë po i jep Kosovës për menaxhimin dhe tejkalimin e kësaj sfide të përbashkët.