Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për drejtuesen e emisionit Top Story, Grida Duma komentoi edhe deklaratat e emisarit special të ShBA-së për misione speciale, Richard Grenell.
Duma ia përmendi Kurtit deklaratën e Grenellit i cili i tha se “mos i besoni Albin Kurtit”, ku tha se nuk ka pasur moment më të keq të marrëdhënieve me administratën Biden dhe Trump.
Kurse Kurti iu përgjigj duke i thënë se “çfarë më të këqija?! Është vëzhgim sipërfaqësor”, teksa sipas tij, nuk mund të jesh miq me dikë nëse parakushti është që të pajtohesh me gjithçka, tërë kohën.
E, Duma ia ktheu Kurtit duke i thënë “por jo të mos flasësh, sot nuk keni komunikim me ShBA-në”.
“Është i avancuar një komb i izoluar?”, e pyeti Duma, Kurtin, i cili ia ktheu duke i thënë “po çfarë izoluar, ku e sheh izolimin”.
Ajo ia përmendi edhe faktin që Kosova përgjatë katër viteve të fundit nuk ka asnjë njohje, duke i thënë se “e fundit ishte nga Izraeli, kur qeveriste LDK”.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.