Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, kanë mbajtur sot një konferencë për media, ku e kanë shpalosur programin për subvencionim në bujqësi.
Sipas Kurtit, për herë të parë buxheti që është ndarë për bujqësi do ta arrijë shifrën prej 87 milionë eurosh, njofton Klan Kosova.
Pastaj ministri Peci ka vazhduar me shpalosjen e programit për bujqësi për këtë vit.
“Po e vazhdojmë përkrahjen për kulturat, si gruri në vlerë prej 474 euro, misri 329 euro, patatja 654 euro, fasulja 654 euro për hektarë. Kulturat pemëtare subvencionohen me 504 euro për hektarë, perimet në sipërfaqe të hapur 554 euro, perimet në sipërfaqe të mbyllur 904 euro për hektarë.
“Këtë vit pagesat direkte për farën e grurit përveç pagesës për sipërfaqe, plehërimin artificial, naftës, do subvencionojmë edhe me 4 centë për kilogram kështu që vlera përkrahjes për kultivuesit e farës së grurit do jetë 614 euro”.
Sipas tij, për herë të parë po përkrahin edhe kulturën e gështenjës.
“Një hektar luledielli do subvencionohet me 454 euro, përfshihet subvencioni plehërimi artificial dhe akciza për naftën. Subvencionimi i pjesshëm të plehrave artificiale në vlerë 150 euro për grurin, 100 euro për misrin, pataten dhe fasulen”.
“Largohet përshkallëzimi për materialet fidanore dhe pulat vojse. Për bimët mjaltëdhënëse prej 450 euro për hektarë. Bimët organike do subvencionojmë me 50 euro shtesë për hektarë dhe kemi rritur përkrahjen me 100 euro për sipërfaqet e certifikuara”.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.