Lajmet e fundit

Gjatë qeverisjes së Albin Kurtit, raportet e ShBA-së me Kosovën kanë prekur nivelin më të ulët të bashkëpunimit në historinë e marrëdhënieve dypalëshe.
Pothuajse në vazhdimësi ka pasur kritika me tone të ashpra në këto pesë vjet nga aleati më i madh i vendit.
Ishte tetori i vitit 2022, kur zëdhënësi i atëhershëm i Departamentit të Shtetit, Ned Price, kërkoi nga Kurti të tërhiqet nga vendimi për targat.
“ShBA është e zhgënjyer dhe e shqetësuar që qeveria e Kosovës i ka refuzuar kërkesat dhe këshillat e partnerëve të saj më të afërt ndërkombëtarë në zbatimin” e vendimit për targat serbe në Kosovë.
“Kemi qenë të qartë, si publikisht ashtu edhe privatisht, që komuniteti ndërkombëtar, përfshirë ShBA-në, kërkon shtyrje të plotë të zbatimit të këtyre çështje. Nuk kërkojmë shtyrje të pjesshme, nuk kërkojmë zbatim nëpër faza. Komuniteti ndërkombëtar i ka kërkuar qeverisë së Kosovës shtyrje të plotë”, thotë Price asokohe.
Ai madje foli edhe për veprime që mund t’i ndërmarrë Amerika nëse Kurti vazhdon t’i thotë jo kërkesës së Sekretarit të atëhershëm të Shtetit, Antony Blinken.
“Këto diskutime po vazhdojnë, dhe nuk do të flas për veprimet e ardhshme para se të arrijmë atje”, deklaroi Price.
Më 1 qershor 2023, Sekretari Blinken, i dha një goditje të radhës qeverisjes së Kurtit, duke i kërkuar atij të jetë i përgjegjshëm për veprimet në veri.
Në një konferencë për media pas samitit të NATO-s i mbajtur në kryeqytetin e Norvegjisë, Oslo, Blinken tha: “Ne kemi qenë shumë të qartë në shqetësimet tona për disa nga veprimet që u morën këtyre ditëve. Ne ju kemi thënë këtë direkt liderëve të involvuar, përfshirë kryeministrit Kurti, dhe ne po presim nga të dy të sillen në mënyrë të përgjegjshme”.
E Kurti dikur e kritikonte kryeministri Hashim Thaçi që s’e ka takuar asnjëherë presidentin e atëhershëm të ShBA-së, Barack Obama.
“Kryeministri Thaçi nuk e ka taku Obamën asnjëherë”, thoshte Kurti.
@arbenthaqi17 #albinserbia #albinkurti #vetevendosje #hajvan #dejonamihali ♬ Criminal News - Punsky
Por, “çka t’e kesh’, e vesh’”. Kurti, si kryeministër me mandat të plotë katër vjeçar, e një periudhë rreth 1-vjeçare në detyrë, nuk ka arritur të takojë as presidentin paraprak Joe Biden, e as aktualin Donald Trump.
Kjo për dallim nga Thaçi, i cili, përkundër kritikave të Kurtit, kishte takuar Trumpin, Bidenin, Obamën, George Bushin e Bill Clintonin. /Klankosova.tv