Në “Rubikon me Adriatik Kelmendin”, opinionisti Labinot Balaj tha se kur kryeministri në detyrë, Albin Kurti akuzoi pakicat për bashkëpunim me Serbinë e kishte me Duda Baljen.
“Fillimisht për alarmin që e ka nis zoti Kurti përkitazi me sabotimin që po ia bëjnë preponentë e komuniteteve pakicë, po mendoj aluzioni u kanë i qartë, po mendoj dy shënjestra i ka, Listën Serbe që është aksiomë nuk është më instrument i Serbisë është vet Serbia, aluzioni i dytë ka qenë për zonjën Duda Balje. Kushti që ka imponu ajo për me ndërtu marrëdhënie me LVV”, tha Balaj, transmeton Klankosova.tv
Ndërkaq, lidhur me motivet e letrës së Kurtit drejtuar Abdixhikut ai tha se kryeministri në detyrë deshi t’i bëj presion estetik Nismës.
Derisa, sipas tij “letra ishte djallëzore”.
Ndiqeni videon për më shumë:
https://www.youtube.com/watch?v=gSPEJRRsb6w
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.