Lajmet e fundit

Skuadra e Hajvalisë ka arritur që të shënojë fitoren e parë në edicionin e sivjem të Raiffeisen Supërligës.
Në ndeshjen e zhvilluar në Kishnicë, Hajvalia ka mposhtur Gjilanin me rezultatin 2:0. Golin e parë e shënoi Leci në minutën e '29-të të takimit, kurse për 2:0 shënoi Pacolli.
Loja u karakterizua me rivalitet të madh, ku pati edhe katër karton të kuq. Futbollistët e Hajvalisë patën rastin që të shënojnë edhe golin e tretë, por Azem Ahmeti dështoi nga pika e bardhë, transmeton Klan Kosova.