10.11.2019 · përditësuar para 2432 dite1 min lexim
Një nënë e zemëruar ka akuzuar një ëmbëltore për një tortë shumëngjyrëshe të cilën e porositi për ditëlindjen e vajzës së saj pesëvjeçare.
Alexandra Schroeder, tha që ajo harxhoi 370 dollarë në Whipped Bakery në Michigan, SHBA, për të marrë me qira vendin dhe për të porositur një tortë njëbrirësh (Unicorn) – por rezultoi në katastrofë.
Ajo tha se torta duhej të ngjante me njëbrirësh të artë.
“Briri doli në një formë që ishte aq e turpshme”, tha Alexandra, transmeton Klan Kosova.
Përveç kësaj, nëna e zemëruar pohoi se asaj iu dha vetëm një tavolinë me gjashtë karrige për festën e vajzës dhe pjesa tjetër e të ftuarve duhej të qëndronte në këmbë.
Ajo hyri në Facebook për të ndarë fotografinë e tortës.
Sidoqoftë, furra apo ëmbëltorja e akuzuan gruan duke thënë se e kishte lënë vendin e papastër dhe ju kishte mbetur borxh.
Alexandra më pas tha: “Tani ata po shpifin ndaj meje duke thënë se ju kam mbetur borxh dhe nuk kam pastruar”.
Ajo tha se nuk donte t’i ktheheshin paratë por përvoja e saj duhej të shihej nga klientët e tjerë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
V
SHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.