Lajmet e fundit

Analistja Afërdita Maliqi është treguar kritike ndaj Qeverisë në detyrë, e cila tri ditë para zgjedhjeve të 28 dhjetorit ka ndarë nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët.
E ftuar në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, Maliqi ka thënë se rritja e ndihmave sociale duhet të bëhet përmes ligjit dhe rregulloreve, e jo përmes vendimeve të përkohshme në prag të zgjedhjeve.
“Sikur të kishte rritje të ndihmave sociale, ato do të duhej të rriteshin me ligj dhe rregullore, në mënyrë të rregullt. Nëse një herë janë 100 euro, atëherë të bëhen 150 apo 200, por jo në këtë mënyrë”, ka deklaruar ajo.
Maliqi ka shtuar se qeverisja duhet të bazohet në politika të qëndrueshme dhe jo në vendime të rastësishme.
“A po dojnë me na bë shtet të vitrave? Kur t’ju teket dhe kur vijnë zgjedhjet, me i nda nga 100 euro. Qeveria duhet me pas program stabil, paga stabile për njerëzit, e jo programe të vitrave”, tha Maliqi. /Klankosova.tv