Konkurrenti më i ri i Big Brother VIP Kosova, Pauli, u shpreh se i kanë ndryshuar përshtypjet për disa banorë për të mirë e për disa për të keq pas futjes në shtëpinë më të famshme në vend.
“Loja duket shumë më ndryshe kur je me këmbë tua këtu, e kam parë që disa banorë nuk janë real dhe shfrytëzojnë situata. Arioni prej jashtë kam mëndu se është duke bërë lojë të gabuar, por kur kam ardh këtu e kam kuptu që nuk ka pasur lojë të keqe por i është adaptuar banorëve këtu dhe më ka pëlqyer se si e ka luajt lojën”, u shpreh Pauli.
Gresa e pyeti se si e ka parë Pauli lojën e Arionit, por ai ka refuzuar që t’i përgjigjet duke i thënë se ‘ti kurrë nga unë s’do të kuptosh asgjë për lojën’.
Pauli u shpreh se loja e Gresës nuk është e mirë për çka u kundërshtua ashpër nga kjo e fundit.
Madje, Pauli u shpreh se Gresa nuk ka lojë të vetën por vetëm situatat e të tjerëve i shfrytëzon në favor të vetin.
“Ajo është një lloj loje që po e bën ti, por ti personalisht lojë këtu nuk ki. Ne të gjithë jemi njerëz këtu, njëri më i gjatë, tjetri më i shkurt e të tjera. Loja mundet me të pëlqy në një aspekt dhe në një tjetër jo – në aspektin që më ke pëlqy është që i shfrytëzon situatat e të tjerëve në favor tëndin – por lojë tënden nuk ke në momentin që vjen në pah loja jote e luan viktimën”, u shpreh Pauli.
Për më shumë detaje nga debati i tyre, klikoni videon në linkun më poshtë.
https://www.youtube.com/watch?v=5_0xzdp2v0U
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip 1 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.